Trajneri italian Roberto Mancini

La kombëtaren e Italisë për Arabinë Saudite, kryqëzohet Mancini: Zgjodhi paratë, cinik!

14 Gusht 2023, 12:55| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 12:57

  • Share

Pasi tronditi Italinë duke dhënë dorëheqjen Roberto Mancini pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite. Mediat italianë shkruajnë se trajneri ka pranuar ofertën 3-vjeçare nga e cila do përfitojë 120 milionë euro në total, ose 40 në një sezon.

Teksa fliste për dorëheqjen Mancini tha se ‘ishte për arsye personale’, por ky shpjegim i shkurtër ka irrituar shumë italianë, por edhe mediat atje që kanë kritikuar trajnerin. Ata thonë se 40 milionë eurot në sezon nuk janë më të mëdha se kombëtarja e Italisë, që është e shenjtë për shumë tifozë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?