Kylie Jenner dhe Travis Scott bëhen prindër për herë të dytë, miliarderja ndan foton e djalit

7 Shkurt 2022, 08:14| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 08:17

  • Share

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bërë prindër për herë të dytë.

Miliarderja njoftoi të dielën përmes llogarisë së saj në Instagram se ka sjellë në jetë  djalin e saj, më 2 shkurt, një ditë pas ditëlindjes së 4-të të vajzës Stormi.

Fotoja bardh e zi duket se tregon vajzën e tyre 4-vjeçare, Stormi, duke mbajtur dorën e një të porsalinduri, kishte një mbishkrim me një emoji me zemër blu dhe datën 22-22-22.

“2/2/22”, ka shkruar Jenner në foto duke treguar se i biri erdhi në jetë disa ditë më parë.

Kylie Jenner konfirmoi në shtator se ajo dhe reperi ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku.

Postimi i Kylie Jenner

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?