Kylie Jenner, Rob Kardashian dhe Blac Chyna

Kylie Jenner dëshmon në gjyq për ish të dashurën e vëllait: Më dërgonte mesazhe kërcënuese, mendoj se ishte e droguar

26 Prill 2022, 10:16| Përditesimi: 26 Prill 2022, 10:22

  • Share

Kylie Jenner ka dëshmuar në gjyq për ish të dashurën e vëllait të saj Blac Chyna, 33 vjeçe. Chyna, emri i së cilës është Angela white, po kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim nga Kardashian-Jenners pasi pretendon se krijuan fushatë për të mbyllur shfaqjen e saj 'Rob dhe Blac'.

Kylie rrëfeu se një ditë u zgjua me mesazhe kërcënuese nga Blac Chyna, e cila nisi lidhjen me Rob Kardashian në janar të vitit 2016.

“Mbaj mend që një herë u zgjova me mesazhe kërcënuese. Kujtoj se më çoi shumë emoji dhe shkroi diçka të tillë ‘Fillo të numërosh ditët’. Nuk e di cfarë donte të thoshte. Unë e konsideroj si kërcënim”, tha 24-vjecarja Kylie Jenner.

E pyetur përse nuk njoftoi policisë, ajo tha: “Mendoj se ishte e droguar”. Nuk munguan edhe pyetjet për ish të dashurin e saj, Tyga i cili ka qenë i lidhur me Blac Chyna. Gjatë një debati, ajo e kishte prerë me thikë në krah.

“Kur ishim të lidhur, ai më tregoi problemet që kishte me Chyna, më tregoi krahun e tij duke më thënë se e kishte goditur ajo. Ai më tregoi se Chyna abuzonte me akoolin dhe drogën, ndaj një moment u përfshinë në një debat dhe e kishte prerë”, tha Kylie.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?