Kylian Mbappe

U sfidua nga Edon Zhegrova, Kylian Mbappe shpallet 'Lojtari i Sezonit' në Ligue I

14 Maj, 21:30| Përditesimi: 14 Maj, 21:35

  • Share

Për të pestin sezon radhazi, Kylian Mbappe është shpallur "Lojtari më i mirë" në Ligue I. Paçka se ai ka njoftuar largimin në verë, paraqitja fantastike ka bërë që sulmuesi anësor të meritojë këtë trofe, duke lënë pas edhe Edon Zhegrovën që ishte mes të nominuarve.

“Kapitulli i radhës për mua do të jetë shumë emocionues. Do të zbuloj gjëra të reja me siguri dhe kjo më lumturon pa masë. Është më e vështirë nga sa duket ky moment i lamtumirës. Po mbyllet një kapitull i jetës sime.

Më vjen mirë që jam mundur në çdo moment të nderoj dhe të jem një përfaqësues i denjë i Ligue 1. I falenderoj të gjithë njerëzit në klub, presidentin. Do të më mungojë skuadra, klubi. Por, largohem nga PSG me kokën lart. Babai im kërkonte që të bëja histori në Ligue 1 para se të largohesha nga kampionati", tha Mbappe pas ceremonisë.

Real Madrid pritet të jetë ekipi i tij i ri, me "Galaktikët" që duket se kanë siguruar sulmin për shumë vite me një prej lojtarëve më në formë të momentit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?