'Ky është ekipi që unë doja', trajneri i Kastriotit në 'qiell' pas fitores! Arapi: Më shqetëson mos reagimi i Teutës

14 Mars 2022, 11:05| Përditesimi: 14 Mars 2022, 14:04

  • Share

Kastrioti ka marrë një fitore jetike në javën e 25 të Superligës, duke mposhtur 0-1 kampionët në fuqi Teutën. Në ‘Loro Boriçi’ krutanët ia dolën për 3 pikët falë golit Kainas, që për rrjedhojë e nxorrën ekipin nga zona e ftohtë e renditjes pasi aktualisht ndodhet në vendin e shtatë.

“Sinqerisht jamë shumë i lumtur sepse ky është ekipi që unë kam patur në mendje që prej kohës kur kam ardhur këtu. Ka qenë një process shumë i vështirë dhe i gjatë pune, por për ta sjellë ekipin deri në këto lloj pozitash në një kohë kaq të shkurtër sinqerisht nuk e kam pritur,”-u shpreh Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

“Ajo që më vjen keq në këtë ndeshje është mosreagimi edhe pas zëvendësimeve dhe kjo duhet parë,”-deklaroi Renato Arapi, trajner i Teutës.

Fitorja e Kastriotit merr vlerë të shtuar për faktin se Dinamo u mposht 0-2 nga Kukësi, ndërsa Skënderbeu barazoi 1-1 me Laçin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opionisti: 14/03/2022 16:38

    Kategoria dytë janë këta Alban Tafaj trajnerë tek Klosi Devi Muka trajnerë tek naftetari ylli shehi tranjeri tek Shënkolli Genc Tomori trajnerë të Këlcyra Bledar Kola tranjere internacional allaci tranjeri Adës Salvatore Kaçe tranjer

    Përgjigju
  • Opionisti: 14/03/2022 16:25

    Të shpëtosh Maliqi Shkumbini turbina Vora internacional Këlcyra Memaliaj naftetari tepelena Përmeti Gramshi trajnerë për kategori parë janë këta Shpetim duro tek Maliqi Suleman Starova Vora Adrian mema tek turbina Artur lekbello ose Shkëlqim Muça tek shkupini

    Përgjigju
  • enea: 14/03/2022 11:41

    O mret, cilen neshje pe ti m qe doli skenderbeu 1-1, apo e beri shkrimin karlo boljanua. 0-0 laqi jem, pallosha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?