Qendra Kombetare e Kinematografise

Kërkohet një kryetar për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë! 10 vjet punë në art e kulturë, nga kriteret e domosdoshme

5 Janar, 20:50| Përditesimi: 5 Janar, 21:04

  • Share


Ministria e Kulturës ka çelur konkursin për pozicionin e kryetarit në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është deri në 25 janar ndërkaq kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat si vijon:
a) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor”, në Shkenca Ekonomike/Juridike/Arte/Menaxhim Arti;
b) Të jetë autoritet i njohur në publik nga fusha e artit dhe kulturës;
c) Të ketë minimumin 10 vjet eksperiencë pune, në fushën e artit dhe kulturës, të vërtetuar me dokument;
d) Të ketë eksperiencë pune në drejtim dhe menaxhim, përbën avantazh drejtimi i institucioneve kulturore e artistike;
e) Të njohuri mbi ligjin 8096/1996 “Për kinematografinë” i ndryshuar, si dhe për sistemin ligjor rajonal dhe evropian në kinematografi;
f) Të ketë kontakte me institucionet homologe rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe me
institucione të tjera ndërkombëtare të fushës së kinematografi;
g) Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme.
h) Të zotërojë gjuhën angleze, të shkruar e të folur, zotërimi i gjuhëve të tjera përbën avantazh;


Pozicioni i Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë u mbajt nga kineasti Eduart Makri deri në fund të qershorit që lamë pas, kur ai u lirua me Vendim të Këshillit të Ministrave nga detyra që mbante prej 17 prillit të vitit 2019. Deri në këto ditë Makri u zëvendësua përkohësisht nga regjisori Arben Lami.

Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë emërohet nga Këshilli i Ministrave ndërmjet 2 kandidaturave të propozuara nga Ministri i Kulturës, me mandat 4-vjeçar. 


 

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?