Ish- efektivi i policisë së Lezhës, Kol Kola

Kërkohet 7 vite burg për ish-efektivin e policisë në Lezhë! Prokuroria: Ka prova se ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren! E mori në makinë dhe kreu veprime të turpshme

29 Dhjetor 2021, 11:04| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 11:12

  • Share

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 7 vite burg, të ish-efektivit të policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të këtij viti për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare. Konkluzionet janë dhënë nga prokurori Françesk Ganaj, i cili dha maksimimin e dënimit për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare”, por duke qene se i është pranuar gjykimi i shkurtuar i ulet 1 e 3 e dënimit.

Referuar dosjes hetimore thuhet se është arritur të provohet se 62-vjeçari Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, “duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të”.

Megjithatë, vetë i pandehuri i ka mohuar në vazhdimësi akuzat,  duke e konsideruar ngjarjen si inskenim.Tashmë do të jetë gykata e cila do të vendosë për fatin e ish-policit Kol Kola i cili u arrestua,  nga policia, pas denoncimit të bërë nga një 13-vjeçare e mitur e cila rrëfeu atë që i kishte ndodhur. Pas verifikimeve përmes provave shkencore dhe pamjeve filmike u provua se ka element të veprës penale dhe prokuroria kërkoi menjëherë ndalimin e tij. Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh në disa zona të Qarkut të Lezhës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?