Reperi Mozzik

Reperi Mozzik reagon për tensionet në veri të Kosovës: Falenderoj ndërkombëtarët, por Kosova duhet të mobilizohet

28 Dhjetor 2022, 15:59| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 16:05

  • Share

Reperi i njohur nga Kosova, Mozzik ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai i ka falënderuar  aleatët ndërkombëtarë për mbështetjen që  i kanë dhënë Kosovës, por ka bërë edhe një thirrje ndaj qeverisë së Kosovës për të qenë të bashkuar e të mobilizuar në këtë çështje.

Reperi është i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe për mbështetjen e popullit dhe shtetit të tij, gjithashtu ka ndikim të madh tek ata që e përkrahin.

“Mos-mobilizimi edhe i shtetit tonë na lejon, na jep hapësirë të mendojmë edhe më të keqën, krejt në rregull Amerika/ KFORI/ Eulexi etj..Zoti i bekoftë! Veç edhe Shteti Kosovë kish me qenë hala ma mirë të mobilizohet qysh i ka hije! Serbia Serbi është, qysh ka qenë gjithmonë, e pabesë e dinake! Zoti ju ruajt të gjithëve. Faleminderit Policisë së Kosovës, kur e ceka për Shtetin e kam fjalën për Popullin!”, ka shkruar Mozzik në Facebook.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?