Ermal Meta

Këngëtari i njohur shqiptar anulon turin e koncerteve në Itali, Meta: Nuk kam mbaruar ende albumin e ri

30 Janar 2023, 08:40| Përditesimi: 30 Janar 2023, 08:45

  • Share

Këngëtari i njohur shqiptar, me famë ndërkombëtare ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij lajmin e anulimit të turneut që kishte planifikuar të zhvillonte në fund të muajit shkurt në të gjithë qytetet e Italisë. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai është shprehur se ky vendim është marrë për shkak të disa arsyeve personale, gjithashtu edhe për faktin se nuk ka mundur të përfundojë në kohën e duhur disa këngë të një albumi që kishte planifikuar të nxirrte në treg.

 “Përshëndetje, nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë për ta thënë këtë, kështu që do ta them tani. Turneu i cili është planifikuar të fillojë në fund të shkurtit do të anulohet dhe biletat do të rimbursohen. Muajt ​​e fundit kam pasur probleme personale që nuk më kanë lejuar të përfundoj në kohën e duhur albumin e radhës me këngë të pa publikuara. Në fakt është një proces ende në vazhdim dhe në ndërkohë nuk isha në gjendje të bëja muzikë të re. Kisha në mendje diçka të veçantë që nuk munda ta realizoja me kohë. Është shumë frustruese, por edhe më shumë është mendimi për ta bërë këtë turne pa muzikë të re. E kam menduar dhe menduar dhe mendoj se gjëja më e mirë është të fokusohemi në albumin e ri që të gjejmë njëri-tjetrin sa më shpejt. Unë jam i sigurt që duke më njohur mua, ju e dini se sa shumë kujdesem që të mblidhemi së bashku, ia vlen”, ka shkruar këngëtari shqiptar.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?