Kënga 100-vjeçare tiranase, Golemi dhe Hasa sjellin dhe zbulojnë historinë e rrallë të Zares, vajzës që u birësua në Egjipt

14 Prill 2020, 13:49| Përditesimi: 14 Prill 2020, 17:03

  • Share

Shtëpiza e Eva Golemit, në këto ditë pandemie është shndërruar në një miniskenë, ku arti elitar rehabiliton shpirtin e shqiptarëve. Sopranoja e njohur, kësaj here në bashkëpunim me pianistin shqiptar Ekland Hasa, sjellin për shikuesit e "Report tv" "Këngën e Zares". Tingujt e pianos nga Hasa, në Italinë fqinje, e zëri magjik i Golemit,  rrëfejnë në më të bukurën e mënyrave, fuqinë kuruese të muzikës shqiptare. Sopranoja, rrëmon gjithashtu në historinë e rrallë që fshihet pas kësaj kënge, duke i bërë dashamirësit e muzikës, ta shijojnë më të plitë këtë perlë të tabanit muzikor shqiptar.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?