David Garcia

Bota

Kuzhinieri më i guximshëm në botë pjek pica në llavën e vullkanit ‘Pacaya’ në Guatemala dhe bëhet magnet turizmi

16 Maj 2021, 20:04| Përditesimi: 16 Maj 2021, 20:09

  • Share

Me siguri keni ngrënë pica shumë të shijshme, por a keni ngrenë ndonjëherë një picë të pjekur mbi llavën e një vullkani?

Ky është David Garcia, i cili bën ushqimin tuaj të preferuar, picën, në rrjedhën e llavës së vullkanit, Pacaya në Guatemala i cili ka shpërthyer në shkurt të këtij viti.

“Shumë njerëz sot vijnë për të shijuar picën e bërë në nxehtësinë e vullkanit.”, tha Garcia.

Kuzhinieri më i guximshëm në botë, tashmë është një magnet për turistët të cilët vizitojnë Pacaya vetëm për të ngrenë një copë pice “vullkanike”.

“Të hash një picë të gatuar në thëngjijtë e një vullkani është njëkohësisht tronditëse dhe unike në të gjithë botën,” tha Felipe Aldana, një turist që ka provuar një nga specialitetet e Garcias.

Po ju a do donit të provonit picën e krijuan me llavën vullkanike?

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?