Kuvendi voton pr/ligjet e rendit
të ditës edhe me votat e PD-LSI

9 Nëntor 2017, 22:14| Përditesimi:

  • Share
Pas rreth 12 orë diskutimesh, Kuvendi ka miratuar projektligjet e rendit të ditës edhe me votat e demokratëve dhe deputetëve të LSI.

Tre projektligjet kryesore, ai për titujt e pronësisë, rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës dhe marrëveshja e interkonjeksionit me Maqedoninë, kanë marrë edhe votat e PD e LSI. 

Projektligji për titujt e pronësisë mbi tokën bujqësorë u miratua me 103 pro, 3 kundër dhe 7 abstenim, rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës mori 113 pro, ndërsa ka rënë në sy abstenimi i Nard Ndokës. Marrëveshja për interkonjeksionin me Maqedoninë u votua me 113 vota pro, asnjë kundër. Deputetët e opozitës janë larguar nga seanca pas votimit të këtyre projektligjeve, mosngritur kartonët për të gjitha projektligjet e rendit të ditës. 

Votimi në Kuvend

Projektligji për titujt e pronësisë mbi tokën bujqësorë - 103 pro, 3 kundër, 7 abstenim

Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës -  113 pro, 1 abstenim (Nard Ndoka)

Marrëveshja për interkonjeksionin me Maqedoninë - 113 vota pro, asnjë kundër 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?