Miratohen ndryshimet në qeveri! Vijnë Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Shkarkohen 5 ministre! 'Shtyhet' emërimi i Metes dhe Ibrahimajt

11 Shtator 2023, 08:28| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 19:59

  • Share

Pesë nga 7 ministra të rinj kanë marrë votëbesimin e Parlamentit këtë të hënë (11 shtator) pas emërimit nga Kryeministri Rama dhe dekretimit nga Presidenti Begaj. Seanca e posaçme nisi me një kërkesë drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla nga opozita për të mundësuar debat për ndryshimet në kabinet, ndërsa një gjë e tillë nuk u miratua.

Këtë të martë nuk u votua për dekretin për emërimin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete, për shkak të detyrës së tij si anëtar i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Dorëheqja nga ky post iu miratua nga deputetët me 95 vota pro, por emërimi në krye të dikasterit do të duhet të shtyhet për në seancën e ardhshme të ditës së enjte. Specifika e Metes ka mbajtur pezull edhe votimin për 2 dekretet për Delina Ibrahimajn, atë të shkarkimit nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe emërimin si ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit,

Me 73 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi vendosi emërimin e Arbian Maznikut si ministër shteti për Pushtetin Vendor, 73 vota pro dhe 32 kundër emërimin e Albana Koçiut si ministre e Shëndetësisë, Igli Hasani do të jetë ministri i ri i Jashtëm pasi u votua në Kuvend me 74 vota pro 33 kundër. Ogerta Manastirliu mori 73 vota pro dhe 33 kundër si ministre e Arsimi.  73 vota pro dhe 27 kundër ishte rezultati për Anila Denajn si ministre e Bujqësisë.

Kundërshtimet e opozitës, në pamundësi për të marrë fjalën brenda seancës plenare, u transferuan për mediat në ambientet e jashtme të parlamentit. Duke mos gjetur kritikë për ministrin e ri të Jashtëm, Berisha tha se në këtë post ishte parashikuar një tjetër emër.

“Po zëvendësohet Olta Xhaçka me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha përgatitjet i kishte bërë Spiropali por një video që thuhej se doli Spiropali ku bënte mbledhje me Bajret e Pëllumb Gjokën e bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës detyroi Ramën ta anulojë emërimin e saj”, tha Sali Berisha.

“Ministrja Arsimit shkarkohet në ditën e parë të shkollës dhe emërohet dikush tjetër. Nuk kemi sqarim publik përse shkarkohet ministrja e Jashtme kur përpara kemi Samitin e Berlinit, presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Kryeministri është i paaftë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar”, tha Gazment Bardhi.

Votimet në Kuvend

Emërohet me 73 vota pro dhe 35 kundër Arbian Mazniku si ministër Shtetit për Pushtetin Vendor
Emërohet me 73 vota pro dhe 32 kundër Albana Koçiu si minitre e Shëndetësisë
Emërohet me 74 vota pro 33 kundër Igli Hasani si ministër i Jashtëm
Emërohet me 73 vota pro dhe 33 kundër Ogerta Manastirliu si ministre Arsimi
Emërohet me 73 vota pro dhe 27 kundër Anila Denaj si ministre e Bujqësisë
Shkarkohet ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me 95 vota pro dhe 1 kundër
Shkarkohet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 110 vota pro
Shkarkohet ministrja e Arsimit, Evis Kushi me 99 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër
Shkarkohet ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca me 107 vota pro
Shkarkohet ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali me 102 vota pro dhe 4 kundër
Shkarkohet ministrja e Shtetit, Milva Ekonomi me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër
Ervin Mete shkarkohet si anëtar dhe drejtor i AMF me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër
Delina Ibrahimaj nuk eshte emëruar dhe as shkarkuar!

Ora 15:00
FOTOLAJM/ Të shkarkuarit largohen me puthje e përqafime, të rinjtë nga lozha bëjnë sehir! Kuvendi voton ndryshimet në qeveri

Pesë ministra të rinj kanë marrë votëbesimin e Parlamentit këtë të hënë, 11 shtator, pas emërimit nga Kryeministri Rama dhe dekretimit nga Presidenti Begaj.

Deputetët socialistë kanë përshëndetur ministrat që nuk do të jenë më në kabinetin qeveritar. Në fotot e LSA deputetët socialistë japin përqafimin e lamtumirës me ta, ndërsa ministrat e rinj presin në lozhe

Votimet në Kuvend, 11 shtator 2023
Emërohet me 73 vota pro dhe 35 kundër Arbian Mazniku si ministër Shtetit për Pushtetin Vendor
Emërohet me 73 vota pro dhe 32 kundër Albana Koçiu si minitre e Shëndetësisë
Emërohet me 74 vota pro 33 kundër Igli Hasani si ministër i Jashtëm
Emërohet me 73 vota pro dhe 33 kundër Ogerta Manastirliu si ministre Arsimi
Emërohet me 73 vota pro dhe 27 kundër Anila Denaj si ministre e Bujqësisë
Shkarkohet ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me 95 vota pro dhe 1 kundër
Shkarkohet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 110 vota pro
Shkarkohet ministrja e Arsimit, Evis Kushi me 99 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër
Shkarkohet ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca me 107 vota pro
Shkarkohet ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali me 102 vota pro dhe 4 kundër
Shkarkohet ministrja e Shtetit, Milva Ikonomi me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër
Ervin Mete shkarkohet si anëtar dhe drejtor i AMF me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër
Delina Ibrahimaj nuk eshte emëruar dhe as shkarkuar!

 

Ora 14:42
Xhaçka u shkarkua me 95 vota pro, kush është deputeti socialist që votoi kundër

 

Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në qeveri të dekretuara dy ditë më parë nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Gjatë votimit të dekreteve, deputeti i PS-së Erion Braçe ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ora 14:41
Ministrat e rinj, Berisha thotë se Spiropali do zëvendësonte Xhaçkën, por një video ndryshoi planet e Ramës: Igli Hasani bëri gabimin fatal

Sali Berisha thotë se ndryshimet në qeveri "janë përpjekje për të larë pak fytyrën duke e nxirë edhe më shumë"

Në një prononcim për median jashtë kuvendit pas votimit të ndryshimeve në qeveri, mesditën e sotme, Berisha foli për të gjithë ministrat e shkarkuar por dhe për ministrat e rinj.

"Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. Largohet Olta Xhaçka, e cila e pasi bëri burrin investitor strategjik në shkelmim të Kushtetutës, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk ka lënë pronë pa vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj"

Berisha tha se Igli Hasani ishte zgjedhja e minutit të fundit pasi ishte parashikuar që të zgjidhej Elisa Spiropali dhe zbuloi pse u ndryshua plani

“Po zëvendësohet Olta Xhaçka me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha përgatitjet i kishte bërë Spiropali por një video që thuhej se doli Spiropali ku bënte mbledhje me Bajret e Pëllumb Gjokën e bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës detyroi Ramën ta anulojë emërimin e saj

Berisha akuzon Maznikun se u lartësua në qeveri vetëm për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me krimin.

Erdhi në qeveri përfaqësuesi direkt i Ndranghetës. Ju e dini se, Arbjon Mazniku ka qenë menaxheri i Eco Tiranës, ndërmarrje kjo e nënshkruar midis Erion Veliajt dhe Flavio Tosit, dhe Emilio Ranzit, i cili është cilësuar si bosi i Ndranghetës për Veneton dhe ndiqet në të katërta anët e Italisë. Flavio Tosi dhe Bruno Preseci janë të cituar si dy emrat që gjoja ishin pronarë, njëri me rreth 80% të aksioneve të djegësit Veliaj. Pra, në qoftë se ka një njeri në shtet të stërvitur në vjedhje dhe të lidhur me Ndranghetën, më shumë se Arbjon Mazniku nuk gjindet sot për sot, përveç Taulant Ballës. Dhe duhet t’u them atyre zotërinjve që bëjënë avokatinë e Maznikut, lexoni pak dokumentet, lexoni pak marrëveshjen e firmosur në vitin 2020 me Flavio Tosi, dhe pastaj bëni avokatinë e tij sa të doni. Mazniku është një kockë e Ndranghetës në Shqipëri. U lartësua në qeveri vetëm për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me krimin.

Komentoi dhe shkarkimin e Krifcës, Edona Bilalit dhe emërimin e Albana Koçiut

Largimi i Krifcës, e infektuar nga virusi Xhaçka. Se ajo e pa se kur Olta e bëri burrin strategjist, po dhe ky burri im nuk është më pak se i Oltës dhe filloi t’i japë si nënkontraktori Gjikurisë, tendera dhe gjëra nga paratë e fermerëve shqiptarë. 140 milionë gjoba të shqiptarëve për shkak të veprimeve të Krifcës së qeverisë. Por, të themi atë që është. Ato që erdhën, nuk janë më pak se Krifca. Albana Korçiu ka një histori të hidhur 8 vjeçare, në të cilën rregjistrimet faktojnë se ajo emërimet i bënte me ryshfet. Ajo shkonte me një sektor të cilin e Ogerta e la në agoni. Shkon për t’i dhënë colpo di gracia. Pra, nuk po flas për Edonën e Zeusit, se ajo shkoi në qiell, atje ku i kishte mendtë. Se i thoshte Edi Ramës apo jo Edi Ramës Zeusi. Jo nuk është Zeusi, Muhamedi, nuk e harron ti këtë.

Ora 13:47
Bardhi kërkesë Nikollës: Të diskutohet në seancën plenare dekretet për ndryshimet në qeveri

1693655845_bardhi.jpg

Gazment Bardhi, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar në PD i ka bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla në lidhje me votimin e dekreteve të presidentit për ndryshime në qeveri.

Bardhi kërkon që në seancë të shqyrtohen dekretet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 11/09/2023 15:16

    Bardhi si gjithmon pa pik karakteri dhe fytyre ben kerkesa ne kuvend per te penguar zhvillimet ne vend se ka kohe qe paguhet mire nga Berisha dhe tani luajn "lojen " e pajtimit.Ti hiqet mandati i deputetit sa me shpejt ketij mashtruesi.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 11/09/2023 14:08

    Po kush je ti more? Ti je hici dhe ska pse te lexohet kerkesa jote dhe jo me te shqyrtohet! Tani kerkesat vijne o nga Luli o nga Alibeaj,ti je ne stol bashke me non gratat e tjere,jeni te paligjshem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?