Kuvendi sot, shumica miratoi
ligjet,në seanë mungoi opozita

28 Prill 2016, 10:49| Përditesimi:

  • Share
Deputetët e shumicës kanë miratuar sot në Kuvend ligjet e paraqitura në rendin e ditës, ndërkohë që opozita nuk ishte e pranishme në Parlament.
Bojkotin e saj opozita e kishte paralajmëruar ditë më parë, menjëherë pas vendimit të byrosë së kuvendit e cila e dënoi ish kryeministrin Sali Berisha me 10 ditë përjashtim nga punimet, për shkak të thirrjes së tij për armatosje të popullit.

Në sallën e kuvendit kanë qenë të pranishëm vetëm deputetët e maxhorancës të cilët kanë miratuar edhe projektligjet e miratuara në rendin e ditës.
Kështu, ligji “Për vullnetarizmin” është miratuar me 75 vota pro, 1 abstenim, asnjë kundër, ku nuk votuan Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

Ndërkohë me 75 vota pro u miratua ligji ‘Për faljen e detyrimeve të ish ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare”
Për ligjin ‘Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël” kanë votuar 74 vota pro dhe asnjë kundër.

Ligji  “Për miratimin e strukturës dhe organikës së ERRU-s” u miratua me 76 vota pro.

Ndërkohë, projekt rezoluta për Avokatin e Popullit është miratuar me 76 vota pro. Ajo për veprimtarinë e KQZ-së u miratua me 75 vota pro, ndërkohë ajo e komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe për veprimtarinë e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, për vitin 2015 janë miratuar me 76 vota pro.

Sakaq, pas dorëheqjes së dhënë nga deputetja Silva Caka, për arsye personale, nga komisioni për hartimin e Reformës në Drejtësi, ajo është zëvendësuar nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.


Ora 12:10 Ahmetaj: Paketa e administratorit të PD për ekonominë grabit paratë e qytetarëve
Ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa ka folur në foltoren e parlamentit ka shigjetuar kryetarin e Partisë demokratike, ku e ka akuzuar atë se përmes programit të rij, kërkon që të grabisë paratë e qytetarëve dhe të kthejë vendin prapa drejt greminës ku ishte në vitet 2012-2013.

Basha do të na kthejë në greminën e vitit 2012-2013 përmes taksës së sheshtë që nuk i shërben shtresave në nevojë që iu grabit 130 milion dollarë në vit. Qeveria e kaluar varfëroi shqiptarët. Kreu i opozitës kërkon që të grabisë qytetarët. Opozita ska lider, por administrator. Nëse nuk bëhet reforma në drejtësi nuk shpëton ky vend. Premtimet që bën administratori i opozitës me çfarë kuptoj dikush nuk e ndihmon. Të gjitha shkurtimet që ai pretendon të bëjë e çojnë borxhin publik brenda një viti në 80% të PBB. Janë 635 mijë familje që nuk kanë mundësi. Për 610 mijë qytetarë administratori i opozitës kërkon t’i grabisë me një të rënë të lapsit 100 milionë dollarë. Vetëm klasës së mesme dhe shtresave në nevojë nuk i intereson. Dje foli për depozitat, është gjëja më qesharake që mund të thotë një administrator duke iu referuar shifrave. Në 2012 është numri minimal i depozituesve të vegjël të cilët janë varfëruar nga qeveria e Berishës. Administratori i opozitës, se lider do i duheshin 100 vite të bëhet, bën propozime qesharake për taksat. Pseudo-paketa e këtij njeriu e çon vendin mbrapsht, duke marrë para nga buxheti i shtetit dhe ja kthen të pasurve të këtij vendi”, tha Ahmetaj.


 
 
Ora 12:00 Thirja për Armatosje, Ndoka: Kundër dënimit të Sali Berishës
Deputeti i Partisë Demokristiane, Nard Ndokaka dekalruar sot në Parlament se ëhstë kundër dënimit të Sali berishs për thtijen që ai bëri për armatosje dhe se parlamenti është ai që vendos me votë nëse e miraton ose jo një propozim të njëdeputeti të caktuar.
Ai ka shtuar se, maxhoranca e sotme e ka ktheyr parlamentin në një tempull kacafytjesh e jo idesh ndërkohë që është bërë qesharak.

Parlamenti është kthyer në qesharak, tempull të kacafytjes. Berisha mund të ketë bërë sjellje shumë herë më të rënda se ajo. Nuk është hata e madhe kur një deputet bën një nismë të madhe. Berisha u ndëshkua me pa të drejtë, po dëmtohet parlamentarizmi. Nuk jam pro armatosjes, por pro nismave kushtetuese. Parlamenti diskuton projektligji dhe më pas i voton ose jo. Mazhoranca është e çoroditur, nuk jam pjesë e saj, pasi nuk funksionon” ka thënë Ndoka.

Ai ka shtuar se, është kundër bojkotit të opozitës në parlament, ndërkohë që ka ftuar deputetët e maxhorancës që të mos e shijojnë një moment të tillë.

Para se të vija këtu, disa deputetë të maxhorancës më thanë se, përse po vij në Kuvend, pasi opozita nuk merr pjesë. Jam kundër bojkotit, debati politik duhet të zhvillohet në parlament." tha ai. 

Ora 11:40  Kodheli: Falen detyrimet për ish-ushtarakët, përfitojnë 6738 persona
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli teksa ka folur në Parlament për ligjin e faljes së debive nga ish ushtarakët, ka thënë se nga kjo falje do të poërfitojnë 6738 persona dhe se falja e debive është zgjidhja e duhur e një problematike shumëvjeçare.

Ajo tha se, me miratimin e këtij projektligji qeveria tregon angazhimin e e saj ndaj ëksaj kategorie.

Qeveria ka marrë angazhim për këtë kategori dhe zgjidhjen e problemeve të tyre. Ky ligj është ndryshuar plot katër herë. Ligji i jep zgjidhje problematikës shumëvjeçare dhe 6738 ushtarakë përfitojnë nga kjo falje e debive. Ligji për faljen e detyrimeve është zgjidhja e duhur. Ky ligj është kontestuar në vazhdimësi. Detyrimet ishin të papërballueshme nga familjet e ish ushtarakëve” tha Kodheli.


Ora 11:00 Klosi: 37% e ish-ushtarakëve përfitojnë nga ligji i pensioneve
37% e ish-ushtarakëve do të përfitojnë nga ligji i për faljen e detyrimeve të ish-ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare.
Kështu ka deklaruar sot Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi i cili ka shtuar se ish ushtarakëve iu falen 13 miliard lekë, ose 20% e vlerës së pensionit të cilin e paguanin më parë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Nga sot falen borxhet për të gjithë ish-ushtarakët. Falja e detyrimeve për ish ushtarakët është projektligj që vjen në përputhje me një premtim elektoral të “Alenacës për Shqipërinë Europiane”. Ky projektligj ka efekt 13 miliard lekë. I jep zgjidhje problematikës shumëvjeçare. Atyre iu ndalën 20% të pensionit si pasojë e këtyre debive” tha Klosi. 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?