Godina e KLP-së

Kuvendi shpall vakancat për 6 anëtarë të KLGJ dhe KLP nga radhët e avokatëve dhe organizatave të shoqërisë civile

20 Korrik 2023, 13:54| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 14:01

  • Share

Kuvendi i Shqipërisë shpall vakancat për 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilëve u përfundon mandati në Dhjetor 2023.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, mësohet se janë shpallur dhe kanë nisur procedurat për plotësimin e 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe një nga organizatat e shoqërisë civile në KLGJ, si dhe 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe 1 nga organizatat e shoqërisë civile në KLP.

Të interesuarit për të kandiduar dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në legjislacionin përkatës, duhet që brenda datës 5 gusht 2023, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Sipas përcaktimeve të nenit 54 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si më poshtë: 

a) të jenë shtetas shqiptarë;  

b) të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave”, ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuara me ligj;  

c) të kenë të paktën 15 vite përvojë pune në profesion si jurist;  

d) të kenë një profil të spikatur shoqëror, integritet të lartë moral dhe përgatitje të lartë profesionale në fushën e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut;  

e) në kohën e kandidimit, të jenë të punësuar ose të angazhuar për të paktën 5 vjet, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme pa ndërprerje, në një organizatë të shoqërisë civile për fusha të lidhura me sistemin e drejtësisë ose të drejtat e njeriut;  

f) në kohën e kandidimit, të mos kenë ushtruar në mënyrë aktive profesionin e avokatit për të paktën 2 vjet, me përjashtim të atyre të angazhuar në organizata ose klinika që ofrojnë ndihmën ligjore falas ose për funksion të organizatës;  

g) të mos jenë kandidatë të propozuar nga avokatia ose trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë;  

h) të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;  

i) të mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike, gjatë 10 viteve të fundit përpara kandidimit;  

j) të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;  

k) të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës; 

Në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar. 

Të interesuarit mund te klikojnë ketu 

  

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ERA: 20/07/2023 14:12

    Aman kur fisin kete te kete integritet moral dhe shoqerore kush nga keto anate te klp apo te klgj kane ntegrite moral , profrsional te larte ku vetem kur i shefe te gjithe me botoks me njekra te kuaruara ne sallone e bukurise me te shtrenta te Botes. Shqiperia nuk behet me kete shtrese politike dhe me keto drejtues qe kemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?