Kuvendi rrëzon dekretin për kodin Zgjedhor/ Meta: Asnjë surprizë nga parlamenti një partiak

29 Tetor 2020, 14:22| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 16:41

  • Share

TIRANË- Pasi Kuvendi rrëzoi dekretin për Kodin Zgjedhor, ka ardhur reagimi i presidentit Ilir Meta. Ai shprehet se nuk është aspak i surprizuar, ku nuk i ka kursyer akuzat për Kuvendit, duke e cilësuar si një partiak.

" Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve", shkruan Meta, ku bashkangjitur ka publikuar një foto të Kuvendit të mbushur me mbeturina.

Postimi i presidentit Ilir Meta

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor me 97 vota kundër, 13 pro ndërsa 1 deputet ka abstenuar. Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 29/10/2020 15:01

    Pse nuk pritet hajdutin Meta te bente vjedhjen e radhes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?