Kuvendi pranon sulmin kibernetik: Eshtë synuar fshirja e të dhënave, po punojnë për të zbuluar pasojat

26 Dhjetor 2023, 12:18| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 12:30

  • Share

Kuvendi i Shqipërisë pranoi sot sulmin kibernetik të ndodhur dje, më 25 dhjetor, ndërsa shton se është tentuar të hyhet në infrastrukturë për të fshirë të dhënat.

“Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave” sqaron Kuvendi

Ndër të tjera përmes njoftimit për shtyp zyra e medias informon se nuk janë prekur të dhënat në system megjithatë janë ekspertët që do të përcaktojnë dhe pasojat e sulmit.

“Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit. Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë informon më tej zyra e shtypit.

Përmes një njoftimi në Telegram, “Homeland Justice” mori përsipër sulmin kibernetik duke e njoftuar në rrjetin social ‘telegram’ përmes një mesazhi.

Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga hakerat.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?