Kuvendi ‘Ok’ arrestimit të Ahmetaj, Meçe: Do ta dorëzoj vetë mandatin! Muça: Rama ua ka bërë të qartë, kush del nga rruga, bëhet avokat i vetes

12 Korrik 2023, 21:48| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 22:21

  • Share

Mes debatesh PD e PS i hapën rrugë në Këshillin e Mandateve autorizimit të SPAK për kontrollin e banesës dhe arrestimin e Ahmetajt. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, analisti Arben Meçe u shpreh se do të jetë vetë Arben Ahmetaj që do të dorëzoj mandatin pa pritur një qëndrim tjetër.

‘Nëse komisioni i mandateve ka një votim gati të hapur në Kuvend është i mbyllur. Votimi është i fshehtë. Në këtë plan jam i bindur se do të jetë dorëzim mandati dhe nuk pres ndonjë qëndrim tjetër. Arben Ahmetaj nuk është personi që ka ndonjë forcë politike brenda PS-së. Nuk ka një fuqi absolute. Një gjë është e qartë qëndrimi politik është i shprehur dhe i qartë. Në finalë parlamenti do ti japë leje prokurorisë të bëjë dy veprime arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë. Tjetër është imuniteti dhe tjetër është kjo e drejtë që parlamenti vazhdon ta mbajë. Deputeti është deputet është përfaqësuesi i popullit, është institucion. Kurdo në çdo kohë, në Shqipëri nuk ka më imunitet kushdo do ti nënshtrohet procedurës së hetimit.’- tha Meçe.

Gazetari Flogert Muça, u shpreh se nuk kishte asnjë surprizë në qëndrimin e PS-së pasi Rama ua ka bërë të qartë se kushdo që del nga hullia bëhet avokat i vetes.

‘Mazhoranca ka vepruar njëlloj gjithmonë. Në burg jo, ama për çdo gjë tjetër që lejohet kontrolli në banesë po. Nuk kishte asnjë surprizë Edi Rama u bë shumë vite që ka thënë se këtu jemi bashkë për vizioni dhe atë që u kemi premtuar shqiptarëve. Kush del nga kjo hulli bëhet avokati i vetes.’- tha Muça.

Ndërkohë analisti, Leonard Karaj, tha se SPAK nuk duhet t’i kishte veçuar rastet por duhet t’i hetonte si grup i strukturuar kriminal. Karaj u shpreh se paratë që paguhen sot për inceneratorin e Elbasanit nuk shkojnë për inceneratorin por për faturat që janë prerë për to.

‘Paratë që paguan sot në incenratorin e Elbasanit nuk shkoj për inceneratorin por për faturat që janë prerë për to. Deri para dy muajsh merrnin 1 mln euro në muaj nga shteti shqiptar. SPAK nuk i mori këta njerëz për grup të strukturuar kriminal por i veçoi të gjithë. Të korrupsioni është e vështirë që ti ta lidhësh një pagesë që ka bërë Zoto ta lidhësh me inecenratorin. Në tabulatet që kanë dalë ky ka pasur miqësi të hershme me Mërtirin.’- tha Karaj.

Të hënën në orën 17:00 do të mbahet seanca e posatçme për t’i dhënë autorizimin SPAK për arrestimin e ish ministrit Arben Ahmetaj. Mes debatesh PD e PS i hapën rrugë në Këshillin e Mandateve autorizimit të SPAK për kontrollin e banesës dhe arrestimin e Ahmetajt. Avokatët e tij të pranishëm në mbledhje, thanë se akuzat ndaj tij janë hamendësime ndërsa refuzuan të tregojnë se ku ndodhet ish ministri.

    M.Q.//ReportTv.al
    Komento
    • Sondazhi i ditës:

      A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?