Kuvendi nuk çon në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës: Mazhoranca voton kundër, opozita pro

11 Prill, 18:55| Përditesimi: 12 Prill, 01:35

  • Share

39 vota pro, 72 kundër dhe asnjë abstenim. Kështu ka votuar Kuvendi duke mos çuar në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Kundër votuan të gjithë deputetët e mazhorancës, kurse pro ata të opozitës.

Sakaq Kuvendi miratoi sot në seancë plenare me 112 vota pro, projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus (marrëveshja interbus), në lidhje me transportin ndërkombëtar të rregullt dhe të rregullt të specializuar të udhëtarëve me autobus”.

Me 109 vota pro u miratua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian “Programin e tregut të përbashkët, për periudhën 2021-2027””.

Gjithashtu Kuvendi miratoi me 71 vota pro dhe 2 kundër projektvendimin “Për emërimin e zonjës Mimoza Kaçi, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv”.

U miratua me 70 vota pro, projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 94/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve Publikë””, i ndryshuar.

Me 78 vota pro u miratua edhe projektvendimi “Për disa shtesa e ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të të Apelimit””, i ndryshuar.

Ndërkohë me 79 vota pro, deputetët miratuan projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 93/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit””, i ndryshuar.

Gjithashtu u miratua me 73 pro edhe projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 98/2014 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, i ndryshuar.

Ndërsa me 69 vota pro, 5 vota kundër dhe 2 abstenime deputetët miratuan projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”.

Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” mori 73 pro, 7 kundër, asnjë abstenim.


Lajmi kryesor:

Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, PS rrëzon kërkesën e opozitës! Deputetja: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar, jo strategjik


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?