Seanca sot në Kuvend, Lorenc Vangjeli: Turp i madh, i penalizuari i vetëm është publiku shqiptar, sërish i mungoi transparenca

2 Shkurt 2023, 18:45| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 21:29

  • Share

Kaosi i krijuar në seancën e sotme në Kuvend për gazetarin dhe analistin Lorenc Vangjeli është një turp i madh. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv Vangjeli tha se i vetmi i penalizuar sot ishte publiku që mbeti i painformuar, pra transparenca mungoi sërish.

“Çfarë të keqe do të kishte që në vend të Kryeministrit të fliste ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin? Nëse do të ishin të pakënaqur ta ribënin kërkesën. Nëse do ta donin transparencën. E vetmja gjë që nuk ndryshoi sërish është se publiku nuk mori transparencën. I humburi është publiku shqiptar, që gjithmonë e më shumë ndjehet i pa përfaqësuar. Ky është turp dhe pikë”, tha Vangjeli.

Ai u shpreh se ky është një parlament që për nga niveli është më i ulët se mesatarja e shoqërisë shqiptare.

“Një Kuvend më poshtë se mesatarja e popullit shqiptarë. Dy palë që vendosin të përdorin vetëm gjuhën dhe jo veshin. Seanca sot në Kuvend nuk kishte më shumë se 2-3 pika ujë dhe u mbytën të gjithë aty. Ka një nevojë ulëritëse të publikut për t’u informuar që është penalizuar sot”, tha Vangjeli.  

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vangjeli: 02/02/2023 20:13

    Dmth edhe në këtë rast fajin e ka Saliu ( që ishallah vdes për mu), jo lartmadhnia qe nuk erdhi fare.

    Përgjigju
  • Toni: 02/02/2023 19:38

    Se mos SpirrëOpali do bente transparence ,do fillonte nga ato pergjigjet tipike kur je ne hall vete ,duke sulmuar kundershtaret......jemi nje republike bananesh si ne qeveri ashtu edhe ne opozite....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?