Anila Denaj

Konstitohet në Kuvend nënkomisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm, kryetare Anila Denaj

10 Maj 2022, 14:04| Përditesimi: 10 Maj 2022, 14:24

  • Share

Është konstituuar në Kuvend anëtarësia e re e nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm. Kjo është mbledhja e parë e këtij nënkomisioni në këtë legjislaturë parlamentare. Nënkomisioni, nën drejtimin e socialistes Anila Denaj u shpreh se disa prej qëllimeve janë avancimi për zhvillimin e qëndrueshëm. Në fushat e reduktimit të varfërisë, kequshqyerja, rritja e përgjegjësisë në masë, si ambienti, shëndetësia etj, barazisë gjinore, rritja ekonomike, drejtësi dhe shtet ligjor.

Anëtarët e komisionit diskutuan për mënyrën e raportimit të ministrive lidhur me problematikat që do të trajtojnë. Përgjegjësitë më të mëdha në këtë nënkomision janë: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës.

Kuvendi me vendimin nr. 11/2020 ka ngritur nënkomisionin “Për zhvillim të qëndrueshëm” në përbërje të komisionit për Ekonominë dhe Financat. Objekti dhe fusha e përgjegjësisë së këtij nënkomisioni është zhvillimi ekonomik dhe social, rritja ekonomike e qëndrueshme, realizimi i objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe Agjenda 2030 e OKB-së.

Mënyra se si do të funksionojë ky nënkomision është i ndryshëm pasi përbërja e tij do të jetë variabël në varësi të tematikave që do të trajtohen ndërsa puna pritet të nisë zyrtarisht të mërkurën e ardhshme me 18 maj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?