Komisioni i Reformës Territoriale

Politikë

Kuvendi miraton shtyrjen e afatit të Komisionit të 'Territoriales' deri në tetor! Opozita kërkon shtim bashkish, PS ‘zbut’ qëndrim, ‘të hapur’ për negocim

22 Shtator 2022, 16:42| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 17:32

  • Share

TIRANË- Me 101 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale deri më 21 tetor. Opozita dhe Mazhoranca deri në këtë pikë të diskutimeve kanë dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket hartës së re territoriale. Të parët kërkojnë shtim të numrit të Bashkive, ndërsa nga ana tjetër kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se i qëndrojnë ndarjes aktuale, për 61 bashki dhe 12 qarqe.

Mirëpo duket se me shtyrjen e afateve, mazhoranca ka lënë hapësira për të negociuar duke lënë të hapur mundësinë e plotësimit të një nga kërkesave të opozitës. Thënë ndryshe, nuk ka ende një vendimmarrje nga socialistët, por nuk “ia kanë prerë shkurt” opozitës duke bërë që të rishohin qëndrimet e tyre.

Siç kanë deklaruar më herët, opozita u ka kërkuar ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë në një proces për të cilin janë investuar tërësisht, madje e kanë shndërruar edhe një një “kalë beteje” të tyre. 

Demokratët e Berishës kërkojnë shtimin e 34 bashkive, e ndërsa grupimi Alibeaj në draftin e tyre të reformës territoriale, propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone. Nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?