Zgjedhjet për kreun e PD, ‘Rithemelimi’: Afati i paraqitjes së kandidaturave deri më 7 maj! Kush janë 3 emrat që kërkojnë drejtimin e demokratëve, mes tyre Berisha

3 Maj 2022, 15:42| Përditesimi: 3 Maj 2022, 16:27

  • Share

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit i ka lënë 4 ditë afat të gjithë atyre që duan të kandidojnë për kreun e PD, për të shpallur kandidaturën e tyre.

Sipas njoftimit, afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PD përfundon të shtunën në 7 maj, ora 12:00, ndërsa kandidatët duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim, CV e tyre si dhe formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.

"Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton: Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00. Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban: 1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim; 2. Curriculum Vitae; 3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës", thuhet në njoftim. 

Gara për kreun e PD nga Komisioni i Rithemelimit do të zhvillohet më 22 maj, datë e miratuar në kuvendin e së shtunës, ndërsa ambicien deri tani e ka shprehur Sali Berisha që duket më i favorizuari te mbështetësit e tij. Në media, dëshirën për të kandiduar për kreun e PD e ka shprehur edhe Fatbardh Kadilli, i vetmi kritik i mbetur në PD e drejtuar nga Rithemelimi dhe Edvin Kulluri. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlora1: 03/05/2022 19:11

    Keta po qe se kandidojne e bejne per ti dhene oksigjen Saliut qe te trumbetoje se u be gare dhe u respektua vota,biles do u japi dhe ca perqindje per mos ti nxjere cullak .Film i pare ky ne zgjedhjen e Ramiz Alise president ku rival doli Namik Dokle.Ata po kandiduan do e bejne per turpin e tyre se topi,fusha,arbitri jane te Saliut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?