Kuvendi Kombëtar i PD, Gështenja: Basha zgjodhi veten kryetar të përjetshëm

2 Shtator 2023, 15:20| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 15:21

  • Share

1686225558_geshtenja.jpg

Deputeti Lefter Gështenja ka reaguar për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa hedh akuza ndaj Lulzim Bashës duke shkruar se me ndryshimet që u miratuan në statut ka zgjedhur veten e tij si kryetar të përjetshëm të PD-së. Gështenja bën thirrje për një parti më gjithëpërfshirëse.

"Të bësh luftë kundër kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s'mund të quhet Partia Demokratike. Është koha për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, më të fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja", shkruan Gështenja. 


Lajmi kryesor:

Basha i mori kompetencat e kreut të grupit, Bardhi: Të mashtrosh veten dhe të tjerët për të disatën herë, e pafalshme! Rithemelimi: Peng i Ramës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?