Erion Braçe

Kuvendi i rrëzoi amendamentin në Paketën Fiskale, kush ishin socialistët që ‘dolën nga rreshti’ për ta mbështetur Erion Braçen! Më pas njoftoi ‘koha për punë tjetër’

26 Nëntor 2022, 11:30| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 12:04

  • Share

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, në seancën maratonë të ditës së enjte pati një amendament në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

E veçanta e votimit ishte se amendamenti i tij ka gjetur mbështetje dhe tek opozita dhe ishte mazhoranca ajo që e rrëzoi. Nga socialistët pro amendamentit ka votuar vetëm deputeti e PS-së Fatmir Xhafaj, si dhe deputetët e opozitës. Ndërsa Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi kanë abstenuar.

Ndërkohë që të nesërmën e këtij votimi në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe ka postuar një foto nga ‘Foltorja’ e Kuvendit, ku shkruan: Koha për punë tjetër! Se çfarë ka dashur të thotë Braçe me këtë deklaratë nuk dihet.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?