Kuvendi i Rithemelimit, gazetarja e Report Tv: Do të miratohet një rezolutë me tezat e Berishës kundër organeve të drejtësisë

30 Nëntor 2023, 22:14| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 22:24

  • Share

 

Mes detajeve të dhëna mbi Kuvendin e Rithemelimit që do mbahet në 2 dhjetor për votëbesimin e Berishës si kryetar, gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku zbuloi se përveç votimit të fshehtë, në Kuvend, Këshilli Kombëtar do të miratojë një rezolutë me tezat e Berishës për organet e drejtësisë.

“Do miratohet një rezolutë që ende është në proces të hartimit të detajeve të fundit që do ketë tezat e artikuluara nga Berisha për të lidhur gjithë veprimtaritë e tjera që kanë të bëjnë edhe me organet e drejtësisë. Berisha nuk e ka fshehur se edhe aksioni i SPAK është i lidhur me dëmtimin e opozitës, prandaj do jetë pjesë e rezolutës. Pritet të ketë 12-20 folës dhe pritet të zgjasë deri në 2 orë dhe më pas procesi i votimit e numërimit”- u shpreh gazetarja Danjela Maloku në “Frontline” nga Marsela Karapanço.

Kujtojmë se Berisha ka akuzuar organet e drejtësisë së re po ndjekin një agjendë poltike në shërbim të mazhorancës. Këto akuza u shpeshtuan pasi ndaj kreut të Rithemelimit GJKKO caktoi masën 'detyrim paraqitje' dhe 'ndalim i daljes jashtë shtetit' duke e akuzuar për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të klubit 'Partizani' 


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Berishës në 2 dhjetor, gazetarja zbulon detaje: Votim i fshehtë dhe rezolutë kundër 'Drejtësisë'! Grupi i Bardhit e saboton! Baçi: E kanë detyrim pjesëmarrjen


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?