Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkon dy ministrat shqiptar

10 Shkurt, 10:19| Përditesimi: 10 Shkurt, 10:21

  • Share

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar mesnatën e së premtes dy ministra qeverisë teknike, të cilët vinin nga  nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Shkarkimi i , Fatmir Mexhiti nga ministër i Shëndetësisë dhe Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, u bë me 62 vota pro dhe asnjë kundër.

Propozimi i kryeministrit shqiptar, Talat Xhaferiit për shkarkimin e tyre krijoi debate dhe polemika të shumta në kuvendin maqedonas, por arriti të finalizohej vetëm pak para mesnatës të së premtes.

Vendimi është marrë pasi dy ministrat dolën publikisht në mbështetje të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari për të kaluar në opozitë.

Ministri i shkarkuar, Fatmir Mexhiti akuzoi partitë në pushtet se “shkarkimi i tij është iniciuar për interesa politike” dhe se pas kësaj, sipas tij, qëndron partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Sipas “Klan Maqedonia” seanca do të vazhdojë ditën e hënë, ku pritet të zgjidhen ministrat e rinj, Ilir Demiri dhe Naim Bajrami.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gasper: 10/02/2024 13:50

    Keta ndyresira shkarkimin e kan pak sepse jane anti shqipetare dhe percares te shqiptarise,populli duhet tju gjuaj me gure...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?