Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

​​​​​​​Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO! E Majta nuk voton

27 Korrik 2022, 16:03| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 16:05

  • Share

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar protokollet për anëtarësimin  e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Përveç shumicës parlamentare, ratifikimin e mbështetën edhe partitë opozitare nga dyja blloqet politike.

Deputeti Lupço Prenxhov nga OQM-ja tha se vendet skandinave janë shembull se si nuk duhet bllokuar shtetet fqinje në proceset integruese.

“Mund të mësojmë shumë leksione nga gadishulli Skandinav. Danimarka dhe Suedia kanë dallime serioze dhe polemika mbi stemat shtetërore por asnjëherë njëra nuk e ka bllokuar tjetrën në integrim. Norvegjia dhe Suedia kanë diskutime serioze për gjuhën që është shumë e ngjashme por asnjëherë nuk do ta bllokojnë njëra tjetrën ashtu siç ndodh në Ballkan”, tha Lupço Prenxhov, Deputet i OQM-së.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi i kujtoi përfaqësuesit diplomatik se Maqedonia e Veriut ndodhej në një situatë të tillë jo më larg se dy vite.

“Uroj që ky proces të kalon sa më shpejtë në Kuvendet e vendeve tjera. Në emër të qytetarëve të vendit tonë uroj që Suedia dhe Finlanda sa më shpejtë të mbarojnë procesin e anëtarësimit të plotë dhe të vazhdojmë tutje për suksese të përbashkëta”, deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Ratifikimin e protokolleve nuk e votoi partia ‘E Majta’ të cilët votuan kundër, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, Ivan Stoillkoviç nuk ishte prezent në sallë. Me anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë, NATO do të numëron 32 vende anëtare. Anëtarësimi i tyre vjen në kohën kur siguria e Evropës është e rrezikuar si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?