Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë deri në fund të vitit ligjin për Kriptovalutat

11 Tetor 2021, 13:35| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 13:37

  • Share

Deri në fund të vitit pritet që Kuvendi i Kosovës të miratojë Ligjin për Kriptomonedhat, që krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë industri të re në treg.

Komisioni parlamentar për Ekonomi, i cili ka nis iniciativën ligjore në korrik të këtij viti, ka kaluar fazën e parë të hartimit.

Në anën tjetër edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kërkon që kjo industri për përfitime financiare, e cila operon jashtëligjshëm në Kosovë, të rregullohet një herë e përgjithmonë.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë për median kosovare 'KosovaPress' se kanë kryer një hulumtim nga instancat profesionale të Kuvendit të Kosovës me qëllimi, siç thotë ai për të rregulluar këtë sektor i cili është jashtë kontrollit të shtetit.

Shala ka thënë se baza kryesore e kësaj industrie ilegale është në veri të Kosovës, çka sipas tij i ka shtyrë në përshpejtimin e krijimit të ligjit në fjalë. Përdorimi i kriptovalutës është një fenomen i njohur në Kosovës, sidomos nga të rinjtë. Me gjithë rënien dhe ngritjen e vlerës monetare, qarkullimi i parave virtuale, nuk është i rregulluar me kornizën e Bankës Qendrore të Kosovës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?