Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës/ Nuk votohet rezoluta që i ndalon Thaçit të diskutojë për kufijtë në Bruksel

1 Nëntor 2018, 13:03| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 13:39

  • Share

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar projektrezolutën e propozuar nga LDK-ja që i ndalon presidentit Hashim Thaçi që të diskutojë çështjen e rishikimit të kufijve në Bruksel.

Nga 91 deputetë të pranishëm në Kuvend, vetëm 50 deputetët e opozitës votuan pro, ndërsa nuk kishte as votë abstenim apo kundër.

Me vetëm 50 vota, rezoluta nuk ka kaluar dhe në shenjë pakënaqsië deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës u larguan nga salla.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Ndërsa Kosova nga ana e saj e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovën.

Komento

Komente

  • Gege Kosova: 02/11/2018 09:00

    Çfare Kuvendi?!Çfare rezolute!? Thacit i ndalohet,apo te tjereve ju lejohet?!Çfare duhet kjo rezolute mbi Kushtetute,kur te njetat kritere i ka Kushtetuta.Cila eshte e drjeta dhe verteta,kur depuiteti-i "zgjehduri" i popullit deklaron ne Kuvend>Thacit ti ndlaohet dialogu me serbine!po kujt athere t'i lejot,Deputetit a?Thaci e shte president i zgjedhur me shumice votash te Kuvendit-popullit.Atehere,Kush eshtre kompetent,kush mund te flet ne emer te popullit,kush pwerfaweson shtetin dhe popullin sipas Kushtetutes,jo rezolutes?! Vertet ne Kosove po dominon nje anomali e pazakont anormale, e padegjuar deri sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?