Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit, ja procedura që do ndiqet për arrestin e Sali Berishës! Vendimi do të ekzekutohet nga agjentët e BKH dhe policia

21 Dhjetor 2023, 10:32| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 12:04

  • Share

 

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha duke i hapur rrugë arrestimit të këtij të fundit pas kërkesës së SPAK.

Por cila është procedura që ndiqet pas votimit në Kuvend?

Një korrier i Kuvendit, paraqitet në SPAK dhe dorëzon të protokolluar vendimin e marrë nga pushteti legjislativ në sencën plenare të ditës së sotme (21 dhjetor). Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe njihet me relacionin e Kuvendit, i drejtohet Gjykatës së Posaçme, konkretisht gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest me burg apo arrest shtëpie.

Pas vendimit të gjykatës, agjentët e BKH dhe policia e shtetit ekzekuton vendimin për arrestin e Berishës.


Lajmi kryesor:

'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?