Kuvendi i hoqi imunitetin dhe i hapi rrugë arrestimit të tij, Berisha: Akt antikushtetues, vendimi ndaj meje, do të dështojë

21 Dhjetor 2023, 10:18| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 10:50

  • Share

 

Pasi Kuvendi votoi për heqjen e imunitetit të tij në kuadër të kërkesës së SPAK për ta arrestuar nën akuzën e korrupsionit për aferën ‘Partizani’, Berisha tha se vendimi i marrë për të do të dështojë.

Ai tha se votimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij, do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë kundër qeverisë.

“Sot narko-parlamenti në një akt antikushtetues votoi në kundërshtim me procedurë kushtetuese dhe ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Në një mënyrë apo tjetër, Parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator, 2 vite më parë por nëse dështoi me 9 shtator, iu garantoj se sot do jetë më i dështuar se kurrë. Se ky vendim jo që nuk do mund të realizojë qëllimin për shkatërrimin e opozitës por do ta na mobilizojë në shkallën më të lartë dhe nën moton “o sot o kurrë” do i japë përgjigjien këtij regjimi. Parlamenti nga klandestiniteti përfundoi në parlamentin e “vrimës së miut”. Edi Rama u fut sot nga tunelet e hapura që lidhin parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Beteja vijon më e fuqishme se kurrë më parë”- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?