Kuvendi ceremoni për
100-vjetorin e Pavarësisë

19 Tetor 2012, 16:48| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në ambientet e Kryesisë, Kuvendi i Shqipërisë përkujtoi ngjarjet e mëdha historike që çuan në ngritjen e flamurit në Vlorë e në shpalljen e pavarësisë së vendit.

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cilësoi ngritjen e flamurit në Vlorë një certifikatë të lindjes së shtetit shqiptar.

Topalli theksoi se për të ardhur deri në momentin e shpalljes së Pavarësisë, shqiptarëve u është dashur të luftojnë në beteja të gjata e pafundme e të marrin pjesë në kryengritje heroike. Në themelin e pavarësisë – tha Topalli – kishte vënë gurë gjithë Shqipëria, por Vlora kurorëzoi ëndrrat shekullore të kombit.

Kryetarja e Parlamentit nuk harroi të veçonte edhe figurën e Ismail Qemalit.

Topalli njoftoi se me rastin e 100 vjetorit Kuvendi i Shqipërisë ka bërë një botim special të akteve të themelimit të shtetit shqiptar.

Kryeparlamentarja tha se 200 kopjet e stampuara do i dorëzohen në shenjë mirënjohje, nga një për qytet, në secilin prej shteteve ku jetojnë shqiptarët.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?