Kuvend/ kryetarët e bashkive ‘ankohen’ për buxhetin 2024, duan para për rrugët, mbetjet, pyjet dhe pagat

22 Nëntor 2023, 17:26| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 17:31

  • Share

Mes borxhesh të trashëguara, rritjes së kostos për të dhënë shërbime dhe shtimit të funksioneve që iu deleguan nga ministritë të bashkitë, kryetarët e qeverisjes vendore shprehën shqetësimet për buxhetin që u është dhënë për vitin 2024.

Duhet të hiqet fasha e nivelit të pagave sipas nr të banorëve, në mënyrë që të lihet e lirë për pushtetin vendor, se nuk mund të gjejmë një arkitekt me 400 mijë lekë. Në Pogradec ne kemi 72 mijë hektar por 42 mijë hektar i kanë zonat e mbrojtura dhe i administrojnë ato, dhe qiranë e tokës e merr agjencia e zonave të mbrojtura, por pronare është bashkia. Duhet ta marrë bashkia të lanim edhe borxhet, se nuk ja dalim dot. unë jam votuar për të drejtuar bashkinë dhe jo për të larë borxhet” tha Ilir Xhakolli kryetar i Bashkisë Pogradecit

Për kryetarin e Elbasanit 1% e GDP së vendit të shkojë për pushtetin vendor është shumë pak krahasuar me numrin e madh të shërbimeve që japin bashkitë.

1% e GDP të vijë për pushtetin vendor është pak. Funksionet e deleguara që kemi marrë nga qeverisja vendore, po na zë frika kur shohim të dhënat financiare që ne mbulojmë me shpenzimet. Kërkojmë vëmendje të shtuar tek grantet specifike, tek kostot nga funksionet që erdhën nga decentralizimi i pushteti vendor.

Funksionet duhet të vijnë bashkë me financa për bashkitë. Nëse bashkive I cojën vetëm halle dhe jo financa do të cedojmë ne tek sherbimet’ thotw Gledian Llatja kryetari i Bashkisë së Elbasanit.

Shërbimet e cituara nga kryetarja e Lushnjës të pambështetura me fonde ishin të njëjta edhe për kryetarët e tjerë pjesë e dëgjesës në komisionin e ligjeve.

“Disa qarqe kanë përfituar nga programi i granteve për trajtimit të mbetjeve, por qarku i Fierit me 6 bashkitë ne kemi bërë kërkesë për të na përfshirë në këtë fond. Na janë rritur kosto e tranportit drejt incereneratorit. Paguajmë 1400 lekë për çdo ton mbetje që depozitojmë atje dhe duhet të përfshihemi edhe ne. Së dyti- Kërkojmë të rriten fondet për programin e rrugëve rurale,. P.Sh unë kam 9 mln lekë për rrugët rurale, shumë e vogël për 86 fshatra që kam në administrim” thotw Eriselda Sefa Kryetare e Bashkisë Lushnjë.

Ministri i pushtetit vendor veçoi se buxheti vendor për 2024 është rritur me 10.4% dhe transferuat e pakushtëzuar drejt tyre është 35 mld lekë nga 30 mld që ishte një vit më parë.

“Do të bëjmë një konsultim publik. Vitin që vjen do të diskutojmë performancën e bashkive për të dhënë shërbime dhe mbështetjen buxhetore meqë bëhen 10 vite nga reforma territorial” Arbi Mazniku Ministër i Pushtetit Vendor.

Nga komisioni i ligjeve u kërkua një analizë e performancës së bashkive, të menaxhimit prej tyre të fondeve si dhe problematika me kuadrin ligjor që ta kanë 10 vjet pas reformës territoriale.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?