Kuvend, Berisha ndërhyn nga
vendi, Ruçi i mbyll mikrofonin

2 Nëntor 2017, 12:16| Përditesimi:

  • Share
Ish-kryeministri Sali Berisha ka tentuar të marrë fjalën, teksa në sallën e Kuvendit po zhvillohej një replikë e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Berisha ka ndërhyrë nga vendi, duke sulmuar kryeministrin Rama, por është ndërprerë menjëherë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ky i fundit i ka mbyllur mikrofonin, duke i kaluar fjalën Bashës, i cili po i përgjigjej Ramës.

“Kjo është strukturë falike, ta nxjerrim jashtë”, tha Berisha, por iu mbyll mikrofoni nga Ruçi, i cili i tha se është jashtë procedurës. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?