Kronikë

Rindërtimi kushtoi 8 milionë euro në 2017, dëmtohet pas vetëm 4 vitesh rruga Elbasan-Cërrik

16 Qershor 2021, 17:51| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 18:23

  • Share

Aksi rrugor Elbasan-Cërrik i cili është inauguruar rreth 4 vite më parë, dita-ditës po shkon drejt degradimit pasi në disa pjesë të këtij segmenti asfalti ka pësuar dëmtime duke u kthyer në burim aksidentesh.

Banorët shprehen të shqetësuar pasi dëmtimi i rrugës bëhet shkak për aksidente, ndërsa pohojnë se punimet janë kryer pa cilësi.

"Nuk është shtruar mirë, punimet janë bërë pa cilësi. Makinat devijojnë sensin e lëvizjes dhe përplasjen", tha një banor.

Ndërsa një tjetër shprehet se në disa pjesë të rrugës asfalti është deformuar nga lagështia.

Investimi për këtë aks nacional me gjatësi 23 kilometra u krye nga Autoriteti i Rrugëve në vitin 2017 me një vlere afro 8 milionë euro.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?