Sociale

Kushtoi 300 mln lekë, përmbytet tregu në Gjirokastër! Tregtarët: Na janë dëmtuar produktet, bashkia nuk ndërhyn

8 Tetor 2021, 18:03| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 18:12

  • Share

GJIROKASTËR- Shiu i parë i vjeshtës përmbyti tregun e produkteve industriale në Gjirokastër.

Siç shihet nga pamjet, çfarë bie jashtë hyn brenda duke sjell një dëm të madh financiar për tregtarët. Kane vendosur kova për te kulluar uji i shiut, ndërsa në disa raste janë përdorur edhe çadra apo dhe çarçafë....

 “Shiko ç’bëhet një lagështirë e paparë, gjithandej. Një sëmundje që këtu futet gjithë mikrobi” shprehte një tregtar.

“Probleme kemi, ja na bie shiu. Çfarë bie jashtë bie edhe brenda. Kjoka qëkur ka filluar tregu e deri më tani, me shi. Mbetëm me plastmas”, shprehet një tregtare.

 

Tregtaret thanë se janë ankuar, por Bashkia e Gjirokastrës nuk ka marrë masa për rikonstruksionin e çatisë së tregut industrial.

 “ Kjo është gjendja e tregut industrial në Gjirokastër. Bashkia duhet t’u dalë për zot punonjësve të saj. Paguajnë çdo detyrim, kundrejt çdo rregulli që ka vënë kjo Bashki. Prandaj,  Bashkia duhet të vijë e të përgjigjet të rregullojë këtë treg që janë hedhur miliona lekë dhe kjo përsëri pikon”, thotë një tregtar tjetër.

Ky treg është ndërtuar në vitin 2017 me një fond prej 300 milionë lekësh, por duket se punimet janë kryer pa cilësi. Bashkia nuk ndërhyn për të përmirësuar kushtet për tregtarët dhe klientët në tregun më të madh të qytetit.  

Ndërsa ish-kryebashkiakja Zamira Rami, e cila dha tenderin për këtë treg është tashmë e dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit  për shpërdorim detyre.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?