Kushtoi 1 milionë euro, pamja e re e 'Torrës Veneciane' në Durrës! Pas restaurimit kthehet në qendër dixhitale

1 Shkurt, 16:58| Përditesimi: 1 Shkurt, 17:05

  • Share

Deri në vitin 2019, Torra Veneciane ishte bar-kafe ku konsumohej alkool, ndërsa sot është një qendër multimediale që terheq vemendjen e turistëve.  “Torra” u ofron vizitorëve mundësinë për të eksploruar ngjarje dhe vende historike përmes pajisjeve dixhitale, si kufjet VR, periskopët dixhitalë, projeksionet multimediale në kubenë e kullës. Ketu turistët mund të marrin informacion për të gjitha objektet e trashëgimisë në qytetin antik të Durrësit.

“Ky objekt është rikonstruktuar pas termetit. Është risi pasi tek Torra ofrojmë nëpërmjet teknologjisë informacion për objektet e trashëgimisë, pra për gjithcka që mund të vizitojnë në Durrës”, tha Alban Ramohitaj, Drejtori i Kultures në Durrës.

Ky monument historik, simbol i qytetit të Durrësit u restaurua me fondet e BE-së, zbatuar nga UNOPS. Punimet kushtun 700,000 euro ndërsa zhvillimi i përmbajtjes multimediale përfshiu një shpenzim shtesë prej 300,000 euro.

Por përpos Torrës, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë këtë vere dhe Hamamin e Durrësit, punimet për restaurimin e të cilit janë drejt fundit.

“Deri tani janë restauruar kalaja e Ishmit, Kisha e Kepit të Rodonit, muri rrethues i qytetit, Kulla C dhe shumë shpejt mbaron Hamami i Durrësit, i cili nuk ka qenë më parë i vizitueshem. Për sezonin veror do e kemi gati edhe Hamamin”, tha më tej Alban Ramohitaj, Drejtori i Kultures.

Pjesë e Kalasë Bizantine të Durrësit, Torra Veneciane është kulla rrethore në qendër të qytetit, e ndërtuar në shekullin e 15-të mbi kullën ekzistuese Bizantine.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?