Gazetari, Bunet Kenes

Kushti i vetëm i vendosur nga Erdogan për anëtarësimin e Suedisë në NATO, gjykata suedeze bllokon ekstradimin e gazetarit turk

19 Dhjetor 2022, 22:50| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 22:56

  • Share

Gjykata e Lartë e Suedisë ka bllokuar ekstradimin e një gazetari turk në mërgim, i cili ishte një kërkesë kryesore e Ankarasë për të ratifikuar anëtarësimin e Stokholmit në NATO.

Gjykata tha të hënën se kishte "disa pengesa" për të kthyer mbrapsht Bülent Keneş, një ish-kryeredaktor i së përditshmes Zaman, të cilin Turqia e akuzon se është përfshirë në një përpjekje të vitit 2016 për të rrëzuar presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Disa nga akuzat ndaj Kenes nuk janë krime në Suedi, të cilat së bashku me natyrën politike të çështjes dhe statusin e tij të refugjatit e bënë të pamundur ekstradimin, shtoi gjykata.

“Ekziston gjithashtu një rrezik persekutimi bazuar në bindjet politike të këtij personi. Pra, një ekstradim nuk mund të ndodhë" tha gjykatësi Petter Asp në një deklaratë. Si rezultat, “qeveria nuk është në gjendje të plotësojë kërkesën për ekstradim”.

Ministria e Jashtme suedeze tha: “Nëse gjykata e lartë deklaron se ka pengesa për një ekstradim në një rast individual, qeveria duhet të refuzojë kërkesën për ekstradim”.Ai shtoi: “Ne nuk mund të spekulojmë për ndonjë efekt të mundshëm në pranimin në NATO. Qeveria e Suedisë duhet të ndjekë ligjin suedez dhe atë ndërkombëtar në çështjet e ekstradimit, gjë që parashikohet gjithashtu në marrëveshjen trepalëshe.

Kenes është personi i vetëm që Erdogan ka identifikuar me emër mes dhjetëra njerëzve që Ankaraja kërkon ekstradimin në këmbim të miratimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lars: 20/12/2022 05:17

    Me fat, turku gazetar! Te kishte pas Suedia kryeminister tuafin Rama do ishim cuditur me reformen ne drejtesi suedeze....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?