Indrit Hoxha

'Kushtetuesja' urdhër politikës që të votojnë emigrantët, PD e Berishës: E drejta e diasporës për të votuar, instrument që largon Ramën

10 Dhjetor 2022, 15:03| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 15:05

  • Share

PD e Sali Berishës ka reaguar pas urdhrit të Gjykatës Kushtetuese që i kërkon politikës që të garantojë votën e emigrantëve nga viti i ardhshëm në zgjedhjet parlamentare. Në një deklaratë për mediat, sekretari për Diasporën dhe Organizimin me Jashtë, Indrit Hoxha e ka cilësuar si një lajm të rëndësishëm.

Hoxha tha se Rama nuk e ka pasur asnjëherë qëllim që të votojnë emigrantët, pasi ai nuk i manipulon dot. Sipas Hoxhajt, e drejta e diasporës për të votuar do të jetë një instrument për të larguar Edi Ramën nga qeveria.  

“Qeveria Rama ka ardhur në pushtet në vitin 2013 duke ofruar si një prej premtimeve të mëdha votën e emigrantëve. Këtë herë nuk mund të themi se Rama ka dështuar. JO! Ai nuk e ka patur kurrë në plan dhënien e së drejtës së votës shqiptarëve që jetojnë jashtë. Që pas futjes në politikë të dy sistemeve: të të fortëve lokalë dhe patronazhistëve, Edi Rama e ka kuptuar se shqiptarët e diasporës nuk mund të blihen dhe as të manipulohen nga bracat e tij elektoralë. Kjo e ka bërë të padëshirueshme votën e emigrantëve shqiptarë.

Ai ka bërë çmos, siç veproi në zgjedhjet e fundit parlamentare për t’i mbajtur larg kutive të votimti shqiptarët e mërgatës. Kujtoni rastin e mbylljes së kufijve me Greqinë në vitin 2021, vetëm e vetëm që rivali politik i kandidatit të tij në Gjirokastër, me influencë ndër shqiptarët e Greqisë dhe minoritarët, të mos i merrte dot votat e tyre. E drejta për të votuar e diasporës, jo vetëm është një instrument për të larguar Ramën, por është një e drejtë e patjetërsueshme e njeriut”, tha Hoxha.

Ky reagim i Hoxhës vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese urdhëroi politikën që të të garantojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve. Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’.

Në dispozitivin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të marrë sot thuhet se është konstatuar cenimi i së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. Ndaj Kushtetuesja urdhëron detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky vendim lidhet vetëm me zgjedhjet parlamentare, çka do të thotë që zgjedhjet e 2025 do të bëhen me votën e emigrantëve.

'Shoqata 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' çoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke pretenduar për cenim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 10/12/2022 15:22

    O salihmavria,o feudalkomuniststalinist jo vetem ramën tend te dashur qe te mundeson te besh hije ne politike edhe sot,por VOTA E DIASPORES DO TË SHPËLAJ DHE SHKULE NGÀ RRENJET tere frymen tënde të poshter antipopullore,antidemokratike,hibride,Kriminale,korruptonjese dhe vrastare e varferuese qe instalove ti komuniststalinistantikomunistFEUDAL MESJETAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?