Gjykata Kushtetuese

'Kushtetuesja' rrëzon KLSH-në përballë qeverisë, jep ‘OK’ që audituesit privatë të kontrollojnë financat publike

2 Mars 2021, 09:11| Përditesimi: 2 Mars 2021, 09:20

  • Share

Kompanitë private mund të auditojnë financat publike. Është ky vendimi i gjykatës Kushtetuese e cila një ditë më parë ka rrëzuar padinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke lënë në fuqi ndryshimet ligjore.

KLSH kërkoi ndryshimin e nenit 50 pika dy ku thuhet “2. Auditimi i jashtëm realizohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose auditues të tjerë ligjorë”.

Kjo kërkesë u rrëzua duke i hapur rrugë kontrollit dhe nga auditues të tjerë të cilët do të kenë tashmë akses për të kaluar në filtër shpenzimet dhe të ardhur në institucionet publike.

Vendimi i arsyetuar pritet të zbardhet brenda 30 ditëve ndërsa ligji 68/2017 tashmë ka marrë dhe ok e kushtetueses për të nisur zbatimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?