Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula gjatë dorëzimit të padisë në Gjykatën Kushtetuese

'Kushtetuesja' pranoi padinë për bordin e çmimeve, Sula: Shqetësuese që nuk ka asnjë reagim për bordin e karburanteve

4 Janar 2023, 09:46| Përditesimi: 4 Janar 2023, 15:33

  • Share

Deputeti i partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata Kushtetuese pranoi padinë e depozituar kundër Bordit të Transparencës për çmimet e ushqimeve.

Ai u shpreh se ky bord përbëhej nga përfaqësues të biznesmenëve dhe qeveritarëve dhe se struktura e krijuar nuk mbronte asnjë interes të qytetarëve.

"Bordi i Transparencës në përbërjen e vetë ka vetëm përfaqësues nga biznesmenët dhe nga qeveritarët. Nuk ka asnjë përfaqësues nga qytetarët e thjeshtë. Ajo strukturë është e kundraligjshme dhe nuk mbron interesin e qytetarëve. Apeloj dhe uroj që Kushtetuesja, çdo anëtar i saj të qëndrojë në lartësinë e betimit që ka bërë para se të shkonte në atë detyrë. Të mbrojnë kushtetutën dhe interesin e qytetarëve"- shkruan deputeti.

Mes të tjerash, ai shprehu shqetësim që padia e bërë për Bordin e Trasparencës për çmimet e ushqimeve kishte kaluar në shqyrtim para padisë së bërë për Bordin e Transparencës për karburantet pavarësisht se kjo e fundit ishte depozituar dy javë më përpara.

“Ndërkohë dua të ndaj një shqetësim që kam ndaj Gjykatës Kushtetuese. Më datë 6 Shtator bashkë me kolegen Dhurata Çupi depozituam ne gjykatë padinë ndaj Bordit për çmimin e naftës. Ndërsa rreth 2 javë më pas me kolegun Bledion Nallbati depozituam padinë për Bordin e çmimeve të ushqimeve. Pra fillimisht ankimuam vendimin e qeverisë për çmimin e naftës dhe më pas për ushqimet.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim dhe do vendos nëse do vijoj apo jo punën Bordi i Çmimeve të ushqimeve. Ndërkohë për bordin e çmimit të naftes që u godit më herët nuk ka asnjë shenjë reagimi. Uroj që pas kesaj të mos qëndrojë ndonjë influencë e errët nga ata që njihen si oligarkët e "arit të zi"- përfundon Sula në reagimin e tij.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga një grup i deputetëve të partisë Demokratike për Bordin e Transparencës për çmimet e produkteve të shportës. Në 31 janar pritet të meret vendimi për këtë çështje. Në 6 shtator të këtij viti, 29 deputetë të Grupit Parlamentar të PD, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?