Kushtetuesja kërkoi garantimin e votës së emigrantëve në zgjedhje, ish kreu i KQZ: Nuk realizohet nëse nuk e duan partitë politike!

10 Dhjetor 2022, 19:15| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 20:54

  • Share

Ish kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka deklaruar se përgjegjësia për mosrealizimin e votës nga emigrantët shqiptarë ishte e partive politike në Shqipëri. Nëpërmjet një lidhje skype për Report TV, Kume tha se kishin qenë partitë politike ato të cilat kishin penguar realizimin e votës nga emigrantët shqiptarë që jetonin jashtë vendit duke mos u angazhuar realisht për një marrëveshje përfundimtare dhe krijimin e kushteve të nevojshme.

“Formalisht gjithçka shkon tek KQZ sepse ligji atë e ka ngarkuar. Por e keqja nuk qëndron tek institucionit por tek ajo sesi funksionon ky institucion. Kush është ai që e shtyn të veprojë apo jo. Janë partitë politike që e realizojnë këtë gjë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në komision. Vini re dallimin e madh mes dy pjesëve të komisionit që kanë detyra dhe duhet të realizojnë detyrat. Komisioneri Shtetëror që është institucion i pavarur nga politika ka bërë gjithçka për të bërë të bërë të mundur këtë gjë që në zgjedhjet e kaluara. Ky akt mbeti nuk u trajtua më tej sepse rregullatori, nuk funksionon si rezultat i vendimmarrjes së anëtarëve por në funksion të atyre që i kanë vënë në atë detyrë. Problemi ka mbetur tek KQZ por ka mbetur se kanë dashur partitë politike. Pra përgjegjëse për mosrealizimin e atij propozimi të dhënë, janë partitë politike”- u shpreh Kume.

Sa i takon instrumentave ligjorë që i detyrojnë partitë politike të sigurojnë votimin e emigrantëve, Kume tha se nuk ekzitonte një detyrim i tillë dhe se çdo gjë mbi këtë çështje varej nga dakordësia që duhej të arrihej mes partive politike.

“Nëse partitë politike nuk bien dakord, nuk do votohet nga emigrantët jashtë vendit. Nëse partitë politike nuk do angazhohen realisht për këtë të drejtë kushtetuese sërish nuk do ketë mundësi për votën e emigrantëve”-shtoi ish kreu i KQZ.

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese doli me një vendim ku u kërkonte partive politike të bënin të mundur përfshirjen e votave të emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në 14 maj të 2023.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gani: 11/12/2022 05:10

    Ne e dime mire qe KQZ e ka per detyre te zbatoje Kushtetuten dhe Ligjin. Ndonese kryedallkauku Rama arriti te minoje sistemin zgjedhor ne themel, dhe se ne krye te KQZ ka vendosur "Komisioner" Celibashin, mashen e tij mafioze me kollare juristi, tashme maska po u bie nje e nga nje. E dime se sa me rendesi eshte per mafien e kuqe pengimi i zgjedhesve mga jashte per te votuar. Ne menyre qe te izolojne vetveten por tashme "nga jashte". Sepse 1.5 milion vota brenda vendit dine ti manipulojne apo intimidojne me hir dhe pahir.

    Përgjigju
  • Iris: 11/12/2022 02:34

    Z.Kume,deri dje partite benin si te donin,tani eshte dhene urdher nga Gjykata Kushtetuese.Le t'a provojne e te mos e zbatojne urdherin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?