Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

‘Kushtetuesja’ kalon për seancë çështjen për Butrintin, Zhupa: Lajm i mirë

3 Janar 2023, 13:07| Përditesimi: 3 Janar 2023, 13:10

  • Share

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kaluar për seancë çështjen e Butrintit. Informacioni është bërë i ditur nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila e ka konsideruar si lajm të mirë. Kështu të 2 palët, paditësi dhe i akuzuari do duhet të çojnë argumentet dhe provat brenda 27 janarit.

“Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin. Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton të gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023. Më pas do zhvillohet seance publike! Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka! Butrinti do fitojë”, shkruan Zhupa.

Kujtojmë se një ndër zërat që ka kumbuar më tepër për koncensionin e parkut të Butrintit ka qenë pikërisht deputetja Ina Zhupa. Zhupa akuzon se parku i Butrintit po i jepet për 10 vite privatit. Zhupa ëshë shprehur se lidhur me këtë projekt nuk është marrë mendimin nga asnjë arkeolog, ndërsa nuk kanë as aprovim nga UNESCO. 

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, para disa muajsh kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti. 

Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Richard Hodges. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 03/01/2023 18:20

    Po qe sdo dali asvje e vertete si do te dali halli pastaj moj zhupe ?ju jeni mesuar shpif ,shpif se nje gje do te mbetet ,butrinti eshte i shqiptarve , sa je zbukuruar moj Ina me duket se te ka prire Tirana dhe te pelqen saliu se vetem ai thote te verteten.mos dil me moj llazore se qelbe dynjane .

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/01/2023 15:13

    Mbesim me shpres se Butrinti do shpetohet nga kthetrat e armikut…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?