Foto ilustruese

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, në këto zona të vendit priten rrebeshe shiu gjatë ditës së sotme

16 Qershor 2023, 08:52| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 08:57

  • Share

Edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira që herë pas here do të sjellin edhe reshje shiu afat-shkurtër.

Në zonat malore verilindore dhe juglindore, shirat do të jenë në formë rrebeshi. Ndërsa në zonat bregdetare priten vetëm reshje të pakta shiu. Gjatë natës vendi do të mbetet nën ndikimin e vranësira të dendura dhe shirave të izoluara në pjesën më te madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të jenë konstante gjatë orëve të mëngjesit por pritet të rriten në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 11 deri në 30 gradë celcius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtim permanent Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?