Shkollën 9-vjeçare ‘Jeronim De Rada’

Kushi vizitë në shkollën 9-vjeçare ‘Jeronim De Rada’, gati laboratorët e rinj të shkencave për 800 nxënës

28 Gusht 2023, 14:57| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 15:10

  • Share

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi vizitoi shkollën 9-vjeçare "Jeronim De Rada" në Tiranë ku pa nga afër përgatitjet për vitin e ri shkollor, por veçanërisht laboratorët e rinj shkencorë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ministrja Kushi nënvizon se mbi 800 nxënës të kësaj shkolle do ta zhvillojnë procesin mësimor më me cilësi në laboratorët e rinj të shkencave me standarde bashkëkohore.

“Edhe në shkollën 9-vjeçare "Jeronim De Rada" në Tiranë, mbi 800 nxënës do të zhvillojnë një proces mësimor më cilësor në laboratorët e rinj të shkencave me standarde bashkëkohore.Paralelisht me laboratorët, mësuesit dhe punonjësit e stafeve tona në shkolla po punojnë intensivisht që të gjitha mjediset e shkollës të jenë gati për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor”, tha Kushi.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Profesori: 28/08/2023 20:02

    Duhet Edukim Shkollor jo Istruzioni Scolastiche..duhen Mësues të edukuar e Empatik..madje duhet të kenë bërë Testin e Empathise... që të jenë të aftë t'i motivojnë me pedagogji Nxënësit e Studentët!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?