Foto e Evis Kushi-t nga takimi ditën e sotme

Kushi takim me drejtuesit e zyrave vendore arsimore: Vëmendje për monitorimin e mësimit online! Shtoni vigjilencën për respektimin e masave anti-COVID

11 Shkurt 2021, 13:26| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 13:28

  • Share

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook bëri me dije se ditën e sotme, pas sugjerimeve të Komitetit teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit “online”, së bashku me drejtuesit e zyrave vendore arsimore, përfaqësuesit e MARS ka zhvilluar një takim për të diskutuar lidhur me këto ndryshime.

Ajo tha se gjatë takimit ajo i kërkojë të gjithëve të shtojnë vëmendjen për monitorimin e vazhdueshëm të mësimit “online”, duke siguruar që nxënësit dhe mësuesit po përdorim një mënyrë efektive për procesin mësimor.

Kushi, shkruan së gjatë takimit ajo i vuri theksin se është e rëndësishme që secili prej nesh të mos humbi për asnjë moment vigjilencën për zbatimin e masave anti-COVID.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?