Evis Kushi gjatë takimit me përfaqësuesit e Bankës Botërore

Kronikë

Kushi pret në takim përfaqësues të Bankës Botërore: Prioritet bashkëpunimi  në fushën e arsimit për vitet 2021-2026

27 Korrik 2021, 17:23| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 17:26

  • Share

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka pritur në ambientet e Ministrisë së Arsimit përfaqësues të Bankës Bortërore në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit në Shqipëri.

Përmes një postimi në 'Facebook', Kushi shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në shumë fusha. Teksa njofton se gjithashtu është diskutuar për bashkëpunimin që do të ketë me Bankën Botërore për proritet e arsimit 2021-2026.

"Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me Znj. Fadia Saadah, Drejtore e Zhvillimit Njerëzor në Bankën Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, si dhe Z. Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë. Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep vendit tonë në fusha të shumta, si dhe diskutuam rreth bashkëpunimit tonë të mëtejshëm në kuadër të prioriteteve të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026", shkruan Kushi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?