Ministrja Evis Kushi

Kushi: Për herë të parë Shqipëria do të ketë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore

25 Janar 2023, 16:30| Përditesimi: 25 Janar 2023, 16:31

  • Share

Për herë të parë Shqipëria do të ketë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore të botuara në vend. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, në një postim në rrjete sociale, e cila shkruan se është hartuar rregullorja përmes së cilës përcaktohen kriteret për përfshirjen e revistave shkencore regjistër.

“Sapo kemi hartuar Rregulloren, ku përcaktohen procedurat dhe kriteret për përfshirjen e revistave shkencore në këtë regjistër, i cili ndihmon në strukturimin e kërkimit shkencor në fushën e publikimeve, duke e ngritur Shqipërinë në një nivel të ri për sa i përket transparencës, cilësisë së kërkimit shkencor, si dhe forcimit të ndërkombëtarizimit,” – shkruan ministrja.

Në këtë proces janë përfshirë edhe universitetet për të arritur një punë sa më cilësore në hartimin e kësaj rregulloreje.

“Falënderoj të gjitha universitetet për kontributin e dhënë në finalizimin e këtij procesi dhe bashkëpunimin e frytshëm në përmbushjen e misionit tonë të përbashkët për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”- shkruan ministrja.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?