Ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë takimit me përfaqësuesesit nga parlamenti i nxënësve

Kushi në takim me parlamentin e nxënësve: Diskutuam për ecurinë e mësimit online, provimet e maturës dhe sfida të tjera

25 Mars 2021, 10:36| Përditesimi: 25 Mars 2021, 10:43

  • Share

Ministrja e Arsimit Evis Kushi mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me përfaqësueses nga parlamenti i nxënësve.

Ministrja e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ku është shprehur se këto takime pune janë jo vetëm të bukura nga energjia, angazhimi dhe nga dashuria që nxënësit kanë për arsimin por edhe shumë të vlefshme sepse sjellin gjithmonë këshilla të vyera për punën tonë.

Kushi shton se gjatë takimit kanë diskutuar edhe lidhur me ecurinë e procesit mësimor online, përgatitjen për provimet e maturës dhe për sfida të tjera me të cilat po përballen çdo ditë shkollat.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?